Meghan dhe Harry e kanë përgatitur prej kohësh largimin, detaji që i nxorri zbuluar (VIDEO)

Meghan dhe Harry u larguan nga familja mbretëore për të jetuar si të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut. Pasi hoqi dorë nga roli mbretëror Meghan nënshkruajti një kontratë me “Disney”, ku do të dublojë disa projekte të tyre dhe fitimet do të shkojnë për “Elephants Without Borders”.

Ndonëse njoftuan për dorëheqjen e tyre nga roli mbretëror vetëm para disa ditësh, në rrjet po përflitet se dyshja e kanë marrë që prej kohësh një vendim të tillë. Një video, e cila është bërë virale në Twitter, i ka nxjerrë zbuluar.

Në videon në fjalë shihet Harry duke diskutuar me pronarin e Disneyt dhe në bisedë e sipër i thotë se Meghan mund të lexojë zëra mjaft mirë. Fakti që Meghan nënshkruajti kontratën menjëherë sapo u shkëput nga mbretëria, i thotë të gjitha.


Shtuar 16.01.2020 09:20