Futbollisti ndërroi jetë në moshën 18 vjeçare, klubi i Skënderbeut mesazh prekës (FOTO LAJM)

Dorian Tahirllari, nuk mundi ta fitojë luftën më të rëndësishme, atë me jetën. Ish-futbollisti i akademisë së Skënderbeut është ndarë nga jeta në moshën 18 vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Të prekur nga vdekja e ish-lojtarit të tyre, klubi Skënderbeut në një postim në faqen zyrtare ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Dorianit.

“Nuk ia dole të riktheheshe në fushë por do të mbetesh gjithmonë në zemrat tonasepse ti je shpirti i luftës, i sakrificës dhe dëshirës për të jetuar”, shkruajnë korçarët.

Doriani prej disa kohësh ishte diagnostikuar me tumor malinj dhe shpesh ai dhe familjarët e tij kërkuan ndihmë që i riu të vijonte me terapitë.

Ai kishte kryer 5 operacione, por tumori ishte shfaqur sërish dhe së fundmi sëmundja përparoi dhe në orët e para të ditës së sotme mësohet se ka humbur jetën.


Shtuar 31.05.2020 10:21