Gjoba e burg! Rama merr masa të reja pas trefishimit të rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Kryeministri Rama ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrave të të infektuarve, dhe e sheh si opsion të fundit rimbylljen.

Gjatë mesditës së sotme, ai ka prezantuar aktivitetet që nuk do të lejohen në Shqipëri, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Fjala e Ramës:

Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët kemi marrë tre vendime.

1-Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria lëvizjes është e garantuar, por grumbullimi me shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokolli i sigurisë, nuk do të lejohet më.

Policia do të bëj detyrën pa bërë asnjë dallim ndaj kujtdo qoftë. Kush merr pjesë në grumbullimi apo grupime më të mëdha se sa numrat e lejuara, do të penalizohet drejtpërdrejtë individualisht.

2- Bizneset nuk do të tolerohen më në shkelje të protokolleve të sigurisë, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve. Përvec gjobave do u hiqet dhe liria.

3- Qytetarët do të vijonë të qarkullojë lirisht pa kufizime e autorizime, por edhe ato do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social.


Shtuar 16.06.2020 14:38