Kampion i Serie A, kujt ia dedikon titullin Cristiano Ronaldo?

Tri pikët e fituara kundër Sampdoria kanë bërë që Juventus edhe zyrtarisht të jetë kampion i Serie A.

Ky titull erdhi në një kohë shumë të vështirë dhe mund të konsiderohet si titull special, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Lidhur me situatën është kujtuar edhe portugezi CR7, i cili madje ka një dedikim të veçantë të këtij triumfi. Ai ia dedikon titullin të gjithë tifozëve që po përballen me Covid-19.

“E kryer! Kampionë të Italisë. I kënaqur për titullin e dytë radhazi dhe kontributin në bërjen e historisë me këtë klub të madh”, ka shkruar Ronaldo në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Ky titull i dedikohet të gjithë tifozëve të Juventus, në veçanti atyre që kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur nga pandemia që na ka goditur befas të gjithëve”, ka shtuar mes tjerash ylli i Juve.

Ronaldo këtë sezon ka shkuar tashmë në kuotën e 35 golave, duke gjetur rrjetën edhe mbrëmë.


Shtuar 27.07.2020 10:41