Në MPB denoncohen parregullsitë e para për zgjedhjet

Gjatë periudhës prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në MPB janë paraqitur disa parregullsi në lidhje me procesin zgjedhor:

– rreth orës 11:05 – F.A. ka raportuar se në Shuto Orizare fqiu i tij, me veturë ka marrë fqinjët e tjerë të lagjes “Garsija Lorka” dhe i ka bindur të votojnë për një parti politike në shkollën fillore “26 Korriku”.

– Në ora 11:12 është raportuar se në shkollën fillore “Nikolla Vapcarov” 10 persona kanë lëvizur rreth një vendvotimi.

– Në Koçan është denoncuar nga parti politike se persona të caktuar po bëjnë agjitim ndaj votuesve në vendvotimet 844 dhe 845 dhe në vendovotimet në 834 dhe 834/1, është raportuar se personi Z.S. ka ndarë para gjatë votimit para shkollës fillore “Rade Kratovçe”, në lagjen Orizare dërgohen votues në mënyrë të organizuar dhe se katër persona i kanë penguar të votojnë.

– Në ora 10:35 është raportuar se në Kriva Pallankë, N.T. ka denoncuar se një person ka ardhur te vendvotimi 0987 me më shumë njerëz duke agjituar, M.T.S. ka denoncuar se në rrugën “8 Shtatori” disa persona derisa kanë hyrë në vendvotime janë parë duke u fotografuar nga persona të tjerë.


Shtuar 15.07.2020 16:41