U tha se vdiqën nga COVID-19, zbulohet e vërteta e ndarjes nga jeta e dy vëllezërve shqiptar

Dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë dhe lajmi është përhapur në mediat shqiptare pasi u raportua se ishin të infektuar me koronavirus.

Njëri 78 dhe tjetri 85-vjeçar nga fshati Novosellë i Pejës kanë vdekur gjatë natës pasi dyshohet se ishin të prekur me koronavirus, mirëpo autoritetet thonë të kundërtën.

Media ka kontaktuar me Drejtorin e Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, i cili ka konfirmuar vdekjen e dy vëllezërve, por nuk ka asnjë konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se ata kanë qenë të testuar e të konfirmuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

“Po është e vërtetë që kanë vdekur dy vëllezër. Mirëpo nuk kanë qenë të testuar nga ana e institutit e as nuk janë të konfirmuar se kanë qenë me COVID-19.

Ky është njoftimi zyrtar që kemi nga Instituti rajonal në Pejë”, ka treguar Loci.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 269 dhe sipas IKSHPK-së, të gjithë kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Shtuar 5.08.2020 14:08