Manchester City ka vetëm në qëllim, të zgjasë kontratën me Guardiolën

Manchester City do të përpiqet ta bindë Pep Guardiolan që të nënshkruajë kontratë afatgjate në Etihad Stadium, pas shfuqizimit të ndalesës për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

UEFA e kishte suspenduar klubin anglez me dy vite mospjesëmarrje në garën më të madhe evropiane për klube, si pasojë e shkeljes së rregullave financiare, mirëpo mëngjesin e të hënës Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi në favor të Citizens duke hequr pezullimin.

Pas këtij vendimi, City do të vazhdojë të shpenzojë në përforcimin e kontratës, ndërkohë që – sipas The Mirror – do t’i ofrojë kontratë të re Guardiolas.

Strategu spanjoll tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, nga e cila përfiton 20 milionë funte në sezon (22 milionë euro), ndërsa klubi është i interesuar ta mbajë më gjatë.

Sportsmail raporton se kryetari i Cityt, Khaldoon Al-Mubarak, është duke u angazhuar që Guardiola ta nënshkruajë kontratën e re.


Shtuar 14.07.2020 09:17