Po kryeministri a duhet të bëjë testin e koronavirusit, kështu përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së fundit ka thënë nuk do ta bëjë testin për koronavirusin duke u shprehur se mjafton të ndjekë rregullat dhe udhëzimet që këshillohen nga autoritetet.

“A kam nevojë unë të bëj testin për koronavirusin? Jo, nuk kam dhe s’kam pse e bëj, mjafton të tregoj kujdes dhe të ndjek rregullat, sepse nuk përbëj rrezik vetëm për veten por edhe për të tjerët dhe njerëzit që takoj”, ka thënë Rama.

Më tej ai ka shtuar se nëse nuk shkon të përqafosh njerëzit dhe nuk afrohesh më shumë se sa është këshilluar, nuk keni nevojë për maska.

“Hapni dritaret sa më shumë, lani duart sa më shpesh, mbani fëmijët brenda. Nëse do të dilni për një ajrosje, por jo në grup, mos dilni për ditën e verës, mos nxirrni qenin për piknik. Nuk mund të përdoren maskat për një siguri sa më të lartë”, tha Rama.


Shtuar 12.03.2020 19:05