Maqedonia hap kufijt më 1 qershor, pritet heqja e orës policore, rekomandimet e fundit

Nga 1 qershori do të happen kufijt e Maqedonisë së Veriut, ndërsa do të hiqet edhe ora policore.

Ky është rekomandimi i Komisionit për sëmundje infektive i sjellur sot, dhe që i është dërguar Qeverisë, mëson portali “Faktor”.

Në mbledhjen e mbajtur sot në mëngjes të këtij komisioni po ashtu është rekomanduar që të enjten të happen kafenetë dhe restorantet.

Por këto rekomandimet duhet ti pranojë edhe Qeveria, e cila duhet të vendos që nesër apo pasnesër të hapen restorantet dhe kafenetë. Qeveria siç mësohet për sot pasdite ka caktuar mbledhjen e rregullt, ku do të shqyrtohen të gjitha masat lehtësuese.

Kufijt edhe nëse hapen, në qoftë se do të kemi rritje të rasteve, atëherë ky vend nuk do të jetë i preferuar për tu vizituar gjatë kësaj periudhe. (INA)


Shtuar 26.05.2020 15:30