Momente tensioni, ariu i murrmë shfaqet papritur pas fëmijës (VIDEO)

Një moment paniku është filmuar në Itali, teksa një familje italiane kishte shkuar për piknik në mal.

Në video është momenti kur një ari del nga shkurret pas krahëve të një fëmije dhe ecën drejt tij.

Skena është filmuar tek Dolomitet italiane. Fëmija ishte disa metra para grupit të të rriturve, në momentin që shfaqet ariu i murrmë në mes të shkurreve.

Ajo që e bën skenën akoma më të frikshme është momenti kur ai ngrihet mbi dy këmbë.

Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe ariu, pasi qëndroi pezull për pak sekonda vrapoi në një drejtim tjetër nga vendndodhja e grupit të vizitorëve.


Shtuar 26.05.2020 08:07