"Termet" ne qeverine maqedonase, dorehiqet edhe Ministri i Arsimit
08.07.2009, ora 22:59
Portali Albeu
Ministrat një nga një braktisin kryeministrin Nikolla Gruevski. Pas zv. kryeministrit Ivica Bocevski, sot dorëheqje kanë dhënë edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pero Stojanovski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Stojan Todorov. Qeveria deri më tani ka konfirmuar vetëm dorëheqjen e këtij të fundit.Në njoftimin e Qeverisë nuk theksohen shkaqet për dorëheqjn e e sekretarit Todorov, ndërkohë që as nuk përgëneshtrohet e as konfirmohet lajmi për dorëheqjen e ministrit Stojanovski. Kjo dorëheqje vetëm argumenton më tepër spekulimet e fundit se vet Gruevski ka planifikuar që në këtë mënyrë me anë të dorëheqjeve të ministrave të realizojë rikonstruimin e kabinetit të tij.
Ndërkohë burime brenda partisë së Ahmetit, bëjnë të ditur se në këtë periudhë të dorëheqjeve që ka kapluar Qeverinë Gruevski, dorëheqje nuk do jep asnjë ministër i BDI-së. Këtë e argumenton edhe fakti që siç thonë, ministrat e BDI-së janë në periudhë të shkurtër në postet e tyre, gjë që nuk është e njejta situatë me ministrat e VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë qenë një kohë më të gjatë në kabinetin e Gruevskit.
Ndërsa siç mëson ALSAT nëse është e nevojshme të jep dorëheqje edhe ndonjë ministër nga rradhët e BDI-së atëherë si emër më i përfolur është, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami.
Ndërkohë, edhe dy ministra të Qeverisë Gruevski do të tërhiqen në ditët në vijim. Emrat më të përfolur janë ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski dhe ai i Finansave Trajko Sllavevski. Dorëheqja e ministrit të arsimit Pero Stojanovski vjen vetëm një javë pas dorëheqjes së zv.kryeministrit për eurointegrimet Ivica Bocevski. (alsat)
Posto këtë artikull në:
Lajmi është lexuar 66 herë dhe eshte komentuar 0 herë.
VËREJTJE!
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu