Gruevski shkarkon ministrin e Financave
09.07.2009, ora 02:22
Portali Albeu
Ministri i finansave Trajko Sllavevski është shkarkuar personalisht nga kryeministri Gruevski dhe në vend të tij do të emërohet zëvendëskryeministri aktual Zoran Stavrevski, i cili do të mbajë dy poste.Ndërkaq ministrat Pero Stojanovski, ai i bujqësisë Aco Spasenovski dhe zëvendws i tij Kristijan Delev kanë dhënë dorëheqje. Sot është dorëhequr edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Stojan Todorov. Siç mëson ALSAT në vend të ministrit Stojanovski pritet të emërohet Nikolla Todorov, i cili deri më tani ishte drejtor i katastrës së Shkupit, ndërkaq në vend të ministrit të bujqësisë Aco Spasenovski, do të emërohet Lupço Dimovski, i cili deri më tani ka qenë zëvendës ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Ndërkaq edhe zyrtarisht është konfirmuar nga Qeveria se zëvendëskryeministër i ri për eurouintegrime do të jetë Vasko Naumovski, i cili vjen në vend të Ivica Bocevskit.
Arsyet për dorëheqjen janë personale, ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës Pero Stojanovski, i cili tha se dorëheqjen e tij ia ka dorëzuar kryeministrit Gruevski dje në ora 14. Stojanovski nuk deshi të jep detaje për dorëheqjen e tij, por megjtihatë në pyetjen e gazetareve, se pse dorëhiqet kur ky vit ishte shpallur si viti më reformues në arsim, a është i lodhur nga reformat apo pranon se ka bërë edhe gabime.
“Opinioni dhe qytetarët do të gjykojnë se çfarë kanë qenë reformat dhe në çfarë drejtimi i kam udhëhequr unë ato. Shkaqet për dorëheqjen janë personale dhe në këtë moment do t′i mbaj për vete. Shpresoj se kur të kalojë kjo atmosferë e tensionuar në një atmosferë më të reklaksuar do të mundem edhe për Televizionin tuaj t’i sqaroj shkaqet e dorëheqje", tha shkurt për ALSAT Stojanovski.
Ministrat tjerë nuk kanë bërë të ditur shkaqet e dorëheqjeve të tyre, ndërkaq Qeveria përmes një komunkate ka konfirmuar vetëm dorëheqjen e sekretarit të Qeverisë Todorov duke mos theksuar shkaqet e dorëheqjes.
Ministrat shqiptarë nga rradhët e BDI-së nuk preken në rekonstruimin e parë të Qeverisë Gruevski, i cili vlerësohet si freskim i kabinetit qeveritar. Burime brenda BDI-së për ALSAT deklaruan se ministrat e tyre nuk dorëhiqen pasiqë në postet e tyre janë në periudhë të shkurtër përkundër ministrave të VMRO DPMNE-së, të cilët kanë qenë një kohë më të gjatë në kabinetin e Gruevskit. Vala e re e dorëheqjeve në kabinetin Gruevski pasoi vetëm një javë pas dorëheqjes së parë të zv kryeministrit për eurointegrime Ivica Bocevski. (alsat)
Posto këtë artikull në:
Lajmi është lexuar 123 herë dhe eshte komentuar 0 herë.
VËREJTJE!
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu