Sejdiu: Kushtetuta duhet të shtrihet në mbarë Kosovën
25.06.2008, ora 21:53
Portali Albeu
ICO dhe EULEX ia kanë borxh Kosovës të bashkëpunojnë në shtrirjen e Kushtetutës në të gjithë territorin e saj. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.Ai duke mos dhënë ndonjë afat preciz kohor shprehi bindjen se Kushtetuta Kosovës do të implementohet në tërë vendin vetëm me bashkëpunimin e institucioneve vendore me misionet ndërkombëtare.
"Po e kemi thënë dhe do ta themi, kjo është Kushtetutë dhe do të zbatohet. Nuk ka dy kushtetuta për Kosovën. Natyrisht se për pjesë të caktuara ka kohë dhe që ka probleme, por për ne është e rëndësishme që të bashkëpunohet edhe me ndërkombëtarët. Unë nuk mund të them se sa kohë do të jetë, por duhet bërë punë që të jetë punë sa më e shkurtër.Shtrirja e kushtetutës në veri të Kosovës do të ndodhë në bashkëpunim me ICO-në dhe EULEX-in, sepse ato kanë për borxh, po ashtu kanë për borxh që projekti Ahtisaari dhe legjislacioni i Kosovës të garantuar nga kushtetuta e Kosovës të implementohet", tha Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ndërkohë, duke folur për krijimin e komunës veriore të Mitrovicës, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, bëri të ditur se aktualisht po zhvillon bisedime me serbët e të gjitha niveleve për të gjetur mënyrën e decentralizimit të kësaj komune. Mirëpo, sipas tij, për shkak të rrethanave jo të volitshme akoma nuk është gjetur formula e saktë e bashkëpunimit shqiptaro-serb për qeverisje lokale në Mitrovicë.
"Unë jam duke kontaktuar edhe me pjesëtarë të nacionalitetit serb të niveleve të ndryshme. Dihet se momentalisht situata është jo e volitshme. Edhe nëse ke takuar një person nuk do të thotë që ke hasur në mirëkuptim dhe do të bësh një ndryshim tepër kualitativ. Por, duhet të themi një gjë, që i gjithë projekti i Republikës së Kosovës, deri këtu, nuk është bazuar në dhe pajtueshmërinë e Beogradit... koha të cilën e kemi kaluar, më bën të besoj që edhe kjo pjesë tjetër edhe pa vullnetin e Beogradit do të ndodhë dhe Kosova do të qeveriset me kushtetutën dhe ligjet e saja", deklaroi ministry Ferati.
Bazuar në dokumentin Ahtisaari, qyteti i Mitrovicës do të ketë dy komuna- një në jug dhe një në veri, e të cilat do të funksionojnë nën administrimin e një përfaqësuesi ndërkombëtar.
Posto këtë artikull në:
Lajmi është lexuar 286 herë dhe eshte komentuar 0 herë.
VËREJTJE!
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu