Shkarkohet Donadoni
25.06.2008, ora 21:54
Portali Albeu
Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Donadoni është shkarkuar nga puna, bënë të ditur mediat italiane.
Para fillimit të EURO 2008, Donadoni kishte vazhduar kontratën deri më vitin 2010, me mundësinë e shfuqizimit të saj në afat prej 10 ditëve po që se Italia në evropianin që po zhvillohet në Zvicër dhe Austri nuk siguron kualifikimin në gjysmëfinale. Italia të diëln u eliminua në çerekfinalen e europianit edhe atë nga Spanja ashtu që drejtuesit e federatës së futbollit të këtij vendi vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares. Donadoni, pas humbjes të dielën tha se nuk ka ndërmend të jep dorëheqje."Nuk shoh arsye. Ndeshjen e humbënnë penalti. Nuk mund të thonë se punët po shkojnë mirë kur fitoni dhe punët nuk po shkojnë mirë kur humbni", ka thënë ai.
Donadoni në bankinën italiane erdhi pas botërorit të Gjermanisë, kur zëvendësoi Marcelo Lipin, por asnjëherë nuk pati përkrahjen e opinionit dhe të mediave. Pikërisht Lipi shihet si kandidat kryesor për të marrë përfaqësuesen italiane.
Posto këtë artikull në:
Lajmi është lexuar 242 herë dhe eshte komentuar 0 herë.
VËREJTJE!
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu