Emri i Menduh Thaçit nuk hiqet nga “Lista e zezë”

25.06.2008,  ora 21:49


Portali Albeu
Presidenti amerikan Xhorxh Bush i vazhdoi për edhe një vit sanksionet kundër disa personave të caktuar fizikë dhe juridikë në territorin e Ballkanit Perëndimor të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e SHBA-së.Në këtë listë figurojnë 14 shtetas të Maqedonisë. Në të vazhdon të qëndrojë emri i kryetarit aktual të PDSH-së Menduh Thaçi, ish - deputetit të kësaj partie Daut Rexhepi- Leka, deputetit të BDI-së Xhevat Ademi, ish - ministrit të Brendshëm Lube Boshkovski, Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha, Nevzat Halili kryetari i parë i PPD-së, Kastriot Haxhirexha i cili ishte kandidat për deputet i PDSH-së në zonën e 6 zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Xhavit Hasani, Xhemajl Hiseni i njohur si komandant Xhejmi Shej, i cili u arrestua para disa muajsh nga MPB në Llojanë, Izair Samiu i njohur si komandant Baci, Avdyl Jakupi i njohur si komandant Çakalla, Gafur Adili udhëheqësi i AKSH-së si dhe Sait Rushiti nga Tetova.

Emrat e këtyre personave në “Listën e zezë” janë vendosur në qershor të vitit 2001, në pajtim me Ligjin për sanksione ekonomike në situata të jashtëzakonshme ndërkombëtare, njoftoi ueb faqja e Shtëpisë së Bardhë."Duke marrë parasysh se veprimet, të cilat i kërcënohen paqes dhe përpjekjeve ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, vazhdojnë të krijojnë kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, presidenti i vazhdon për edhe një vit masat, të vendosura më 26 qershor të vitit 2001 kundër Ballkanit Perëndimor", thuhet në kumtesë. Në vitin 2001, Bush vendosi sanksione kundër personave, përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve ekstremiste dhe shkaktimin e dhunës në Maqedoni dhe në vende të tjera në territorin e Ballkanit Perëndimor, kundër ndihmësve ose sponsorëve të aktiviteteve të tilla, si dhe kundër personave, të cilët e pamundësuan zbatimin e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit në Bosnjë e Hercegovinë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, shtohet në kumtesë. (alsat)


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 129 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

Labirinti

Bubble Trouble

Galeri në Albeu.com

Cernobili, tragjedia qe nuk harrohet lehte


          10,068 shikime.

Pamje te tifozeve nga Boterori Afrika e Jugut 2010


          7,300 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |