EURO 2008: Gjermania – Turqia
25.06.2008, ora 21:55
Portali Albeu
Gjermanët në këtë përballje janë favorit edhe atë pas një fitore bindëse ndaj Portugalisë, përderisa në anën tjetër turqit në gjysmëfinale hyjnë shumë të dobësuar.Sot në mbrëmje, kombëtarja gjermane do të ndeshet në gjysmëfinale me përfaqësuesen
turke, e cila gjatë këtij turneu ka treguar se nuk mund të parashikosh asgjë me të
deri në minutën e fundit. Gjermanët në këtë përballje janë favorit edhe atë pas një fitore bindëse ndaj Portugalisë, përderisa në anën tjetër turqit në gjysmëfinale hyjnë shumë të dobësuar dhe trajneri Fatih Terim nuk mund të llogarit në nëntë futbollist standard. Trajner gjerman Joakim Lev, në disponim i ka të gjithë futbollistët por atyre u bën thirrje të jenw të kujdesshëm.
"Mezi presim të fillojë ndeshja. Tërë kjo është mjaft specifike për ne dhe jemi me shpresë se do të jetë një ndeshje përplot me emocione. Përballja kundër skuadrës turke– është mjaft emocionuese dhe intensive. Futbollistët e Turqisë më vetëm dëshmuan që kanë moral të fuqishëm. Mirëpo, ne jemi të përgatitur. Në këtë përballje do të dalim përplot me vetëbesim dhe bindje për forcat tona", tha trajneri i gjermanwve Lev.
"Para se të vijmë këtu, dëshiruam që botës t′ia rikujtojmë futbollin turk. Çdoherë kam dhënë shumë shpjegime, por ju akoma insistoni të komentoj për fatin dhe unë vetë kam qenë futbollist, kam qenë seleksionues për shumë vite dhe asnjëherë në jetë nuk kam parë që fati të jetë aq vendimtare për futbollin, asnjëherë. Ndoshta, gjithw ata që pyesin për këtë çështje janë të bindur se çudirat dhe fati janë faktorë thelbësorë por unë ju them që nuk janë aspak", u shpreh trajneri i kombëtares turke Fatih Terim.
Gjermania tre herë ka fituar kampionatin evropian, ndërsa kjo është hera e parë që
Turqia merr pjesë në gjysmëfinalet e kampionatit evropian. Në të kaluarën, ajo ka arritur
të sigurojë vetëm një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2002, ku u mundën nga Brazili. (alsat)
Posto këtë artikull në:
Lajmi është lexuar 527 herë dhe eshte komentuar 0 herë.
VËREJTJE!
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu