Gjermania në finale të Euro 2008
26.06.2008, ora 18:06
Portali Albeu
Kombëtarja gjermane mundi Turqinë në ndeshjen e gjysëmfinales me rezultat 3:2 duke shënuar golin e fitores në minutën e fundit të lojës.Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në Bazel të Zvicrës ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë, ofroi shumë emocione, me një fitore të Gjermanisë me golin e shënuar nga Lahm në minutën e fundit të kohës së rregullt, 3-2.
Në minutën e 22 Turqia shënoi golin e parë me anë të Uður Boral, mirëpo gjermanët shumë shpejt rikthyen. Ishte vetëm sulmi parë i vërtetë i gjermanëve dhe Bastian Schëeinsteiger e çon topin në rrjet, duke e lënë avantazhin e turqve vetëm katër minuta.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, ngjashëm sikurse edhe loja që ishte në baraspeshë, me raste në të dy anët. Me të filluar pjesa e dytë, Löë bën ndërrimin e parë. Në vend të Rolfes, inkuadrohet Frings, i cili nuk mund ta fillonte ndeshjen nga minuta e parë për shkak të një lëndimi. Edhe pse pas inkuadrimit të Frings pritej dominim i plotë i Gjermanisë, megjithatë turqit ishin
ata të cilët dominonin me mbajtjen e topit në pjesëlojën e dytë.
Një iniciativë e lehtë e Gjermanisë pas minutës 70 solli disa raste të pakonkretizuara, ndërsa në minutën e 79 erdhi edhe goli i dytë për gjermanët me anë të Miroslav Kloses, pas një gabimi të portierit turk, Rustu.
Terim bën menjëherë lëvizje në stol duke larguar nga loja Ayhan Akman, ndërsa në vend të tij inkuadrohet Erding. Tani janë turqit ata të cilët e mbajnë iniciativën edhe pse kishte shumë pak minuta shpresë për një barazim të mundshëm, turqit ia arrijnë qëllimit duke shënuar në minutën e 86 golin i barazimit nga Semih Þentürk.
Sfida nuk kishte të ndalur deri në minutën e fundit kur Lahm shënon golin e nokautit duke e bërë Gjermaninë finalisten e parë e Kampionatit Evropian Euro 2008. (alsat)
Posto këtë artikull në:
Lajmi është lexuar 330 herë dhe eshte komentuar 0 herë.
VËREJTJE!
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu