Bashkësia ndërkombëtare: Zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni

17.04.2008,  ora 00:19


Portali Albeu
Ambasadorët e SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së në Maqedoni i bënë thirrje të gjitha partive politike të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të qeta, duke demonstruar në këtë mënyrë angazhimin për vlerat euro-atlantike.
“Mbajtja e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve do të jetë mundësi për vendin të demonstrojë pjekurinë e institucioneve të veta demokratike. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi të përbashkët të sigurojnë që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare të përcaktuara. Asnjë partie nuk mund t’i lejohet ta rrezikojë ardhmërinë e shtetit me sjellje jokorrekte gjatë zgjedhjeve, mashtrim, frikësim apo dhunë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE Ervan Fuere, kryesuesi i Misionit të OSBE Xhorxho Radikati dhe ambasadorja e SHBA-ve Xhilijan Millovanoviq.


Në deklaratë thuhet se bashkësia ndërkombëtare do të monitorojë para dhe gjatë fushatës, si dhe në ditën e zgjedhjeve, dhe me kujdes do të ndjek trajtimin e kandidatëve në media.


“Apelojmë tek partitë të sigurojnë që institucionet, fondet dhe beneficionet publike të mos i përdorin për fushata apo qëllime tjera zgjedhore, dhe publikisht të dënojnë të gjitha veprimet që cënojnë kredibilitetin demokratik. Poashtu apelojmë tek qeveria që të sigurojë se të gjitha organet kompetente- përfshirë këtu Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Këshillin për Radiodifuzion- kanë përbërje dhe fonde adekuate për t’i kryer detyrat lidhur me zgjedhjet dhe monitoringun e mediave”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni.(INA)


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 501 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








editorial

Punon ministri apo jo?

nga Fatos Halili

epoka university

nga Armand Shkullaku

LDK në gojën e ujkut

nga Albin Kurti

Zhvillimi i privatizimit

nga Klodjan Beqollari

VESHTRIM: Gjuha jonë

1 foto sa 1000 fjalë

nga Eduard Pagria

receta gatimi

Imam bajalldi

barsoleta

50:50

I dehuri në kopsht zoologjik

Polici ble mollë

Gjirokastriti


  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

The Dirty Punk

Pula

Galeri në Albeu.com

Disa nga momentet me te rendesishme te vitit 2008


          41,762 shikime.

Aksidentet me interesante


          38,752 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |