Tribunali: Nuk janë gjetur prova për trafikimin e organeve të serbëve

17.04.2008,  ora 15:57


Portali Albeu
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ka thënë zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Kavran.Sipas saj, Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, por nuk kanë gjetur fakte për akuza të tilla dhe, siç tha ajo, nuk ka bazë për vazhdimin e hetimeve. Akuzat janë bërë nga ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, KCarla del Ponte në librin e saj të fundit, në të cilin ajo shkruan se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë një numër serbësh të cilët i kanë transportuar në veri të Shqipërisë dhe më pas kanë shitur organet e tyre. Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm. Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka nxitur autoritetet e Kosovës të bëjnë hetime lidhur me akuzat e zonjës del Ponte. Edhe Rusia e Serbia kanë kërkuar hetime për rastin. Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, i kanë quajtur këto akuza fabrikime me qëllim të njollosjes së luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (qik)


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 490 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

EURO 2004

Dj Banana

Galeri në Albeu.com

Kumanova


          23,804 shikime.

Nese kerkoni arsye per te qeshur


          125,501 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |