Kina, India, Pakistani, partneret e rinj te NATO-s

08.02.2010,  ora 15:55


Portali Albeu
Kreu i NATO-s kërkoi që Aleanca të jetë hallka përfshirëse e shumë lojtarëve ndërkombëtare në fushën e sigurisë. “Nuk ka asgjë të keqe nëse Kina, India, Pakistani dhe vende të tjera, zhvillojnë marrëdhënie ...... më të ngushta me NATO-n”, citon REL sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri thirrje që Aleanca të shtojë kontaktet lidhur me çështjet e sigurisë globale me vende si Kina, India, Pakistani.

Anders Fogh Rasmussen tha se NATO-ja nuk mund t’i përmbushë detyrat pa u përfshirë në dialog aktiv e sistematik me lojtarë të tjerë të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare.
“Dua të nënvizoj tri pika. Së pari, në kohën e pasigurisë globale mbrojtja territoriale duhet të fillojë përtej kufijve tanë. Së dyti, suksesi ynë në ruajtjen e sigurisë së përbashkët, përfshirë edhe NATO-n, gjithmonë e më shumë varet nga shkalla e bashkëpunimit tonë me të tjerët. Së treti, NATO-ja duhet të kthehet në një forum global për këshillime mbi çështjet e sigurisë”, tha Rasmussen.

Kërcënimet ndaj Evropës dhe Amerikës së Veriut vijnë nga pjesë të ndryshme të botës. E vetmja mënyrë që NATO-ja t’i adresojë këto kërcënime si duhet, është përmes krijimit “të një koalicioni më të gjerë e më përfshirës”.
“Nuk ka asgjë të keqe nëse Kina, India, Pakistani dhe vende të tjera zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me NATO-n. Kjo vetëm do të sjellë përfitime, sa i përket besimit reciprok dhe bashkëpunimit”, theksoi Rasmussen.

Kreu i NATO-s shtoi se Aleanca ka qenë në gjendje të përballet me kryengritësit në Afganistan, vetëm në bashkëpunim me lojtarë të tjerë si Kina, India e Rusia, që kanë interesa në rajon.
“India ka rol në stabilitetin e Afganistanit. Kina gjithashtu. Të dyja këto vende mund të ndihmojnë edhe më shumë për zhvillimin dhe rindërtimin e Afganistanit. E njëjta gjë vlen dhe për Rusinë”.
“Nëse Afganistani dhe njëherë kthehet në zonë të sigurt për terroristët, ata mund të përhapen lehtësisht në Azinë qendrore dhe në Rusi. E, nëse shtojmë këtu dhe trafikun e drogës, që përbën një problem madhor për Rusinë, situata merr një tjetër rëndësi”, u shpreh shefi i NATO-s.
Megjithatë, ai theksoi se ende “pjesë të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, të përfshira në proceset e paqes nuk aftësohen së bashku, nuk planifikojnë së bashku”.
“T’i jepet fund këtij fragmentimi, do të kërkojë një revolucion të vërtetë në kulturat e punës”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Aleanca, aktualisht, po diskuton konceptin e ri strategjik, i cili do të merret në shqyrtim në takimin e Portugalisë nëntorin e ardhshëm.
Megjithatë, Rasmussen theksoi se detyra kryesore e NATO-s mbetet mbrojtja e vendeve anëtare. Ai shtoi se “kemi planet e duhura, strategjitë dhe solidaritetin për të mbrojtur shtetet anëtare”.
Anders Fogh Rasmussen i bëri këto komente gjatë Konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Mynih. (koha)


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 130 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

Graviteti

Dj Banana

Galeri në Albeu.com

A e dini se ... (2)


          66,161 shikime.

Fotografite me te shikuara te muajit Gusht 2008


          82,314 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |