Berisha: Varreza masive ne Dajt, 19 personat i ekzekutoi regjimi komunist

08.02.2010,  ora 20:31


Portali Albeu
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka folur për zbulimin e varrezës masive në Dajt, duke e konsideruar si një ngjarje shumë të dhimbshme. Krue i qeverisë tha se 19 personat janë ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës."Janë gjetur trupat e 19 të ekzekutuarve. Nuk dihet koha. Janë këto të grupit të deputetëve, të ekzekutar pa gjyq, apo ngjarjeve të ambasadave, këtë do ta thonë analizat", theksoi ia. Sipas Berishës është e sigurt se ata janë ekzekutuar me një plumb pas koke. Kryeministri pohoi se pas analizave të AND-së do identifikohen viktimat.

Berisha tha se edhe pse ligji i lustracionit në konflikt të plotë u hodh poshte, demokracia mbi varre nuk mund të flerë. Kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e Institutit të Kujtesës , të ngjashëm me institutin çek, që synon të zbardhë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist. "Instituti ka të drejtën e dërgimit në Prokurori të materialeve që faktojnë krime të rënda, por s′ka të drejtë të ketë seksione prokurorie e gjykate", shtoi ai. Sipas kreut të qeverisë, Instituti me të vërtetat që do u japë shqiptarëve, mund të japë kontribut në ndarjen e shoqërisë shqiptare nga diktatura.

Ndër të tjera, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Berisha ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka nisur vitin me një "start të paprecedentë". Ai tha se në janar të 2010-ës janë rritur ndjeshëm eksportet në krahasim me 2009-ën.


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 414 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

Bubble Trouble

Pula

Galeri në Albeu.com

BMW X3 me i besueshmi


          15,329 shikime.

Ndeshja France vs Meksike


          2,599 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |