Erdogan: Turqia dhe Shqiperia dy partnere strategjik

09.03.2010,  ora 23:49


Portali Albeu
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror "Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin".
Kryeministri Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështjes së promovimit të të drejtave të grave.
"Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vitet e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që kam vizituar më shpesh." tha ai.
Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamikë dhe u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me interes reciprok. Gjatë bisedës u theksua se biznesi turk vlereson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.
Kryeministri Erdogan tha se, "dëshiroj t′ju përcjell nëpërmjet jush përshëndetjet më të përzemërta Kryeministrit Sali Berisha".


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 126 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

Kuajt këndojnë

Bubble Wrap

Galeri në Albeu.com

Fotografite me te klikuara te kafsheve per vitin 2008


          18,662 shikime.

Filmat e krimit, 15 filmat më të mirë të viteve të 2000-ta


          495 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |