KQZ: 30.16% e popullsise moren pjese ne votime ne Gjilan

15.03.2010,  ora 00:32


Portali Albeu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri në orën 16:15 nga 87 mijë e 430 qytetarët me të drejtë vote në komunën e Gjilanit, 26 mijë e 361, përkatësisht 30.16 për qind të qytetarëve kanë dalë për të hedhur votën për kryetar komune.Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), në konferencën e tretë për media brenda ditës ka bërë të ditur se të drejtën e tyre për të votuar në komunën e Gjilanit deri në ora 16.15 e kanë shfrytëzuar 30.16 për qind e qytetarëve, ndërkohë që kanë thënë se deri më tash nuk është shënuar asnjë incident, i cili do të ndikonte në procesin zgjedhor.

Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, ka thënë se sipas informatave të marra nga terreni deri në ora 16.15 kanë votuar mbi 26 mijë votues, ose më shumë se sa në raundin e dytë të votimeve, deri në të njëjtën kohë

“Deri në ora 16.15 sipas shënimeve që kemi marrë prej numrit gjithsej të votuesve prej 87.430 votues kanë votuar 26.369 që do të thotë 30.16 për qind. Prapë kjo shifër është pak më e madhe sesa përqindja e daljes në raundin paraprak që 29.41 për qind deri në këtë orë”, ka thënë Lushta.

Duke folur për qendrat e votimit të cilat nuk janë hapur në dy fshatra të banuara me serbë, Budrikë e Poshtme dhe Cernicë, Lushta ka thënë se
gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë.

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani, ka vlerësuar se procesi po rrjedhë pa probleme të cilat do të ndikonin në procesin zgjedhor.

“Nga konsultat që kemi pasur me menaxherët e qendrave të votimit dhe nga zyrtari ekzekutiv për komunën e Gjilanit, si dhe nga pesë ekipet që e monitorojnë procesin që janë ekipe shtesë nga KQZ-ja, nuk kemi informata se është reflektuar ndonjë ekses i cili e dëmton seriozisht procesin zgjedhor në komunën e Gjilanit”, ka thënë ai.

Rivotimi në Gjilan mbahet pas konstatimit të parregullsive nga ana e KZAP-it në raundin e dytë të zgjedhjeve më 13 dhjetor të vitit të kaluar. Në garën për kreun e komunës janë Qemajl Mustafa, kandidat i PDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit dhe Fatmir Rexhepi, kandidat i LDK-së.

Rezultatet preliminare do të publikohen në mesnatë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Deri në ora 11.30 kanë votuar 9.89%

Drejtues të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se deri në ora 11.30 numri i votuesve në komunën e Gjilanit ka qenë 9.89 për qind, ndërkohë që procesi zgjedhor po ecën kryesisht pa probleme.

Në konferencën e dytë për media, kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta ka bërë të ditur përqindjen e daljes së votuesve në zgjedhjet për kryetar komune të Gjilanit.

“Sipas informatave të cilat i kemi marr nga tereni deri në orën 12.15 përqindja e daljes në vend votime në këtë komunë është 9.89 për qind prej numrit të përgjithshëm të votuesve. Nëse ky numër krahasohet me numrin nga datat 13 dhjetorit të raundit të dytë është pakëz më i madh se në të njehen kohë në raundin e kaluar kjo përqindje ka qenë 9.28 për qind”, ka thënë Lushta.

Ajo ndërkaq ka mohuar të ketë parregullsi në garën e rivotimit për të parin e Gjilanit sikurse ka raportuar Demokracia në Veprim.

“Unë më herët pyeta nëse ka ndonjë parregullsi dhe ndonjë incident, dhe informata të cilën e mora ishte se nuk ka. Unë nuk kam, nëse na vijnë informata unë do t’ua jap edhe juve”, ka thënë ajo.

Për më tepër, ajo ka thënë se KQZ ka kuorum për të mbajtur konferencat e saja, ndonëse nuk ishin të pranishëm përfaqësuesi i PDK-së dhe ai i AKR-së.

Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani, ka bërët ditur se materiali sensitiv është dërguar me kohë nëpër qendrat e votimeve në vendbanimet me serbë, por për shkak të problemeve teknike pas pasur vonesa.

“Ne nga informatat që kemi marrë nga menaxherët e qendrave të votimit, ku kryesisht ka të bëjë me qendrat e votimit të komunitetit serb kemi marrë informatën që materiali ka shkuar me kohë, por për shkak të përgatitjeve teknike që është bërë në këto qendra ka pasur vonesa”, ka thënë ai.

Konferenca e radhës mbahet në ora 17.00


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 378 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

Parkingu

Labirinti

Galeri në Albeu.com

Finalja e Liges se Kamiopneve Manchester Chelsea


          35,087 shikime.

Aksioni per arrestimin e Albin Kurtit


          22,028 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |