Gati pėr Botėror

10.06.2010,  ora 23:37


Nelson Mandela
32 ekipet mė tė mira nė botė do tė marrin pjesė nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm tė futbollit nė botė, qė do tė mbahet nė Afrikėn e Jugut. Ceremonia hapėse e Kampionatit Botėror 2010 kėtė vit filloi tė enjten mbrėma. Kėngėtarja Shakira ka performuar ‘live’ bashkė me grupin lokal tė quajtur Freshlyground.

Kėnga e kėngėtares kolumbiane Shakira, “Waka Waka”, ka marrė komente tė miksuara. Edhe pse ėshtė e dashur nė kėtė vend, shumė njerėz tė kėtij kontinenti do tė dėshironin njė kėngėtar nga Afrika e Jugut pėr ta bėrė hapjen solemne tė evenimentit me kėngėn zyrtare.

Tė premten, vetėm disa orė para fillimit tė ndeshjes sė parė ndėrmjet Afrikės sė Jugut dhe Meksikės, do tė vazhdojė pjesa e dytė e ceremonisė solemne. Edhe pse ishte nė dyshim, duket se hapjen e ceremonisė do ta bėjė Nelson Mandela, ish president i Afrikės sė Jugut, qė pėrkundėr gjendjes jo tė mirė fizike, mund tė zbresė nė fushė tė premten nė stadiumin e Johannesburg.

“Duhet ta kujtojmė se Nelson Mandela ėshtė 92 vjeē. Por, ai dėshiron tė jetė aty, andaj ka gjasa tė mira qė ai tė jetė nė fushė. Ne do tė ishim tė lumtur nėse ai do tė mund t’ia dilte mbanė. Nėse do tė qėndrojė aty vetėm pesė minuta apo gjatė tėrė ndeshjes, ky nuk ėshtė vendim i yni. Do tė ishte qershi mbi tortė, por torta ėshtė e ftohtė dhe e gatshme”, ka thėnė shefi ekzekutiv i Komitetit Organizues, Danny Jordaan.

Pjesė e festimit tė ceremonisė hapėse tė Botėrorit do tė jenė edhe kėngėtarėt Alicia Keys, Black Eyed Peas, John Legend e Juanes nga Kolumbia. Pėrpos tyre, pritet tė ketė edhe talente lokale, ndėrsa koreografia ėshtė gati dhe synon ta lėrė tė gjithė botėn gojėhapur.


Posto këtë artikull në:
Facebook Twitter Google Digg it del.icio.us Google Buzz Furl Linked in MySpace Windows Live Yahoo! My Web Technorati Spurl Stumbleupon Reddit Netlog
   Lajmi është lexuar 2221 herë dhe eshte komentuar 0 herë.   


Komento:





VËREJTJE!

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








  • Lajmet e fundit
  • Më të lexuarit
  • Facebook
E-maili juaj:
Gjatë 24 orëve, ju pranoni vetem një e-mail me lajmet kryesore

Lojëra në Albeu.com

Pula

Bowling

Galeri në Albeu.com

Yjet qe nuk jane ne EURO 2008


          20,512 shikime.

BMW X3 me i besueshmi


          14,529 shikime.

Albeu Online Media

  • Partnerët:lajm
    start
Lajme | Sport | Video | Bota e Yjeve | Foto Galeria | Teknologjia | Lifestyle | Interesante | Lojëra | Televizione & Radio |