Inkuizicioni i klerit dhe demagogjia e peticionit
Albeu.com
Shumë herë flitet për të drejtat dhe lirit e njeriut, shumë herë flitet për tolerancën dhe dialogun, por disa individ ende nuk e kanë të qartë se çfarë do të thotë liri dhe e drejtë e çfarë tipare ka dialogu dhe toleranca. Këta ditë nëpër gazeta dhe nëpër portale kemi lexuar shumë për “mëkatin” e shkrimtarit dhe publicistit nga Shkupi, Kim Mehmetit dhe për librat e historisë. Kam përshtypje se po krijohet diçka e dyshimtë te ne, në kulturën tonë, një ecuri e çuditshme e gjërave dhe një shembje e papërkufizuar. Galileu foli, dha mendimin e tij dhe kisha e dënoi, këtë e përkufizojm me ligjin e dominuar mesjetar, me hallin e papërgjegjshëm të kishës. Errësira dominante dhe dënimi paraqesin edhe mëkatin e klerit fetar. Ky mëkat na qenka i trashëguar! Në promovimin e librit “Shkupi”, Kim Mehmeti tha të vërtetën: “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë.” Menjëherë reagoi Ipeshkvi i Kosovës, Don Shan Zefi, i cili ka thënë se: “Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e Shqiptarisë.” Nuk e kam të qartë pse kjo bindje fanatike e reagim emotive primitive?! Nëse iu qasemi fakteve historike, ky reagim na del radikalisht fetare dhe thellësisht jo fetare. Jo vetëm se i futi hundën te mendimi i lire, por ai dëshmoi edhe për gjysëmkultur që cënon pluralizmin fetar të shqiptarëve. Harron se historia shqiptare është ajo e Lidhjes së Prizrenit, e Ymer Prizrenit (kryeministrit të parë), Kadri Zekës, vëllezërve Frashëri, Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës… është historia e Mulla Idriz Gjilanit, historia e UÇK e Adem Jasharit, Ismet Jasharit, Ridvan Qazimit. Don Shan zefi, ka të drejtë të shprehet, se në shtetin laik apo katolik të Kosovës ndodhin shumë çudira dhe ai nuk është çudia e vetme. Thjeshtë Kosova është shndërruar në poligon ku idetë me karakter ekstrem janë të mirëseardhura, thjeshtë një poligon ku çdo gjë lejohet dhe çdo gjë bëhet nëse ai mendim dhe ai veprim është antiislam. Përmendim vajzën e larguar nga shkolla përshkak të veshjes së saj, përmendim dhunën policore që ushtruan për mosfaljen e namazit të xhumasë në Prishtinë. Ku na çojnë këta bindje? Doni i Kishës së Kosovës nuk e ka të qartë se letërsia është art, kurse ai mundohet të shkarravite duke krijuar mozaike. Asnjëherë nuk kam qenë i interesuar se çfarë bëhet nëpër manastire, çfarë është e ndaluar ushqimi apo seksi… Nënse ai është aq I aftë, “Selinë e Shenjtë” le ta zhvendose në Kosovë se një gjë e tillë nuk më pengon, por të marrësh një qëndrim të çmendur në kohë normale më duket skandaloze. Atëherë pse Kim Mehmeti të ketë fatin e Galileut? Don kosova nuk ka njohuri rreth ngjarjeve historike, përmendim qytetin e Krushevës; ky qytet dikur mburej me tolerancën fetare ndërshqiptare. Më pare kishte afro 30 fshatra që banonin shqiptarët (mulsiman e krishter), kurse sot ka vetëm 17 edhe ate me shqiptar musliman. Shqiptarët krishter u asimiluan sot përbëjnë një komunitet tjetër, komunitetin vllah. Ky është vetëm një nga shumë shembujt që ju të mendoni rreth fakteve historike dhe të ndaleni me inkuzicionin kundër shkrimtarëve dhe atyre që nuk mendojn sikur ju.
Çështja e dytë ka të bëje me peticionin e shpejtuar. Më shumë se 100 intelektual, dmth kritik letrar janë kundër ndryshimit të teksteve të historisë. Edhe këtu del në shesh mangësia jonë e organizimit! Kritikët letrar, priftërinjtë që fshihen dhe shpallen si kritik letrar janë kundër ndryshimit të teksteve shkollore. A mund të hasen dy apo tre historian në këtë peticion? Kjo është edhe e dëmshmja, reagojn njerëzit që nuk janë të asaj fushe. Atëherë, pse nuk ka historian po ka kritik letrar? Me sa dihet, ndryshim të teksteve kanë kërkuar edhe fqinjët tanë: sllavët dhe grekët, por asnjëherë nuk u ka bë zhurmë e madhe sikur me kërkesën e turqis! Sa do jetë e sukseshme, kur nismëtar është një partizan i komunizmit (Ismail Kadare) dhe disa shërbyes të ushtrisë naziste (prifta të fshehur). Ç’është e vërteta, para disa vjetëve kryeministri i Turqis, Erdogani, historianëve ju bëri thirje që të hulumtojn në arkivin e Stambollit. Nuk e di nëse kësaj ftese dikush ju përgjigj. Nëse jo, atëherë pse ne kemi frikë nga arkivat dhe hulumtimet shkencore? Kjo ndodhë vetëm me ne, jemi frikacak ndaj hulumtimeve shkencore apo e kemi nga përtacia dhe presim që Noel Malcolm të bëje punën tonë?!! E vërteta qëndron në atë se nënshkruajtësit e petecionit janë njerëz me prirje antiturke dhe që ia kthejnë shpinën shkencës. Me plot bindje them se ndryshim nuk do të ketë, përveç se historia do jetë ajo që sundojn argumentet. Do të jetë ajo histori e zhvillimeve të mëdha e zhveshur nga ndikimet e qarqeve të ndryshme. Andaj, nuk kemi nevojë për petecione të klerikëve dhe partizanëve, ngase kjo natyrë iu takon historianëve dhe ata janë kompetent të merren me këtë problematikë. Për rehati, në fund ju them ate që ka thënë ish kryeministri i Malajzis, Mahatir Muhamed: Nëse e gjejmë edhe një arsye më të vogël për të dyshuar se dikush na imponon planin e tij, do të luftojmë deri në fund që ta mbrojmë vendin tonë dhe përparimin e populllit tonë.
Shtuar më 03/04/2013, ora 14:28
Tage:

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori