Ikja e lustraxhiut
Albeu.com
Agim Jakupi - Në shoqëri paraqiten dy lloje të moralit që janë të kundërta njëra me tjetrën: “morali”i politikanit dhe morali i një qytetari. Dalëngadal edhe lustraxhiu i qytetit tonë pjesërisht i është adaptuar luftës politike dhe ka mësuar për moralin. Lustraxhiu jonë ështe një djalë shumë ambicioz. Para se të fillonte profesionin e tij, babai i tij kishte vënë në tallje politikanët dhe i kishte thënë të birit se politikanët para se të merren me politik kishin qenë lustraxhinjë. Tregimin e babait ai e kishte marrë si punë serioze. Një ditë vendos që ti merrë furçat dhe të punoje. Djal i vogël, me furçat e tij të mëdha, pret që kalimtarët të vënë këmbë mbi të... mbi arkën e tij... Ai ishte i kënaqur kur kalimtarët vëndosin këmbën mbi arkën e tij, rrëmben me shpejtësi furçat me të dyja duart e tija të vogla, dhe me shkathtësi mundohet që ta kryeje punën e tij... dhe sikur shkelësve të arkës ua bënë me dije se ai është mjeshtër i përkryer, zanat ky që nuk e ka trashëguar nga prindërit...
ǒështë e vërteta, ka një kohë që lustraxhiu nuk duket. Ai kënd duket bosh. Çfarë po ndodh, ku gjendet, iku nga qyteti dhe po shfrytëzon liberalizimin e vizave apo…?
Vërtetë na mungon edhe pse asnjëherë nuk kam vënë këmbën mbi arkën e tij. Mësova se ai dhe familja e tij për një kohë ishin larguar nga qyteti. Babai i tij kishte kuptuar për veprimtarin e të birit. U mundua që ta ndaloje, por kot. Lustraxhiu vazhdoi zanatin e tij. Mirëpo, një ditë mbi arkën e tij e vë këmbën një i panjohur. Ai pa pyetur fillon lustrimin e këpucëve. Personi i panjohur i ofron dokumente të shkruara në gjuhë të pakuptueshme për lustraxhiun. Ja merri këto dhe shpërndai në Çarshi. Lustraxhiu edhe pse kishte mësuar disa gjëra për politikën dhe politikanët, ai nuk ia kishte iden për dokumentet e ofruara nga i panjohuri. Me të shkuar në shtëpi, dokumentet ia jep babait të tij. Ai kur i pa u habit, ku i gjete?!! E pyeti. Lustraxhiu i tregon se një i panjohur ia dha. Atëherë babai i thotë: biri im, besoj se edhe vetë je i vetëdishëm se sa e rrezikshme është puna yte. Jo nga hajnat e dikurshëm, por nga politikanët që bëjnë politik në rrugë. Të lutem largohu, babai yt pësoi nga njerëzit e till. Edhe pse dëgjon se “vazhdimisht zhvillohen dhe përparojn” ato me zemër janë komunist, nuk ia dojn të mirën kombit. Paraqitja e tyre poreuropian është gënjeshtër dhe mashtrim. Ato nuk kanë moral, nuk i bren ndërgjegjja. Ndryshojn altar mëngjes e mbrëmje, bindjet e tyre ideologjike i ndryshojn sikur këmishat. Djali im, skena jonë politike më tepër iu ngjan serialeve spanjolle. Nuk merren në konsiderat mjetet për të arritur te qëllimi. Këto janë makiavelat e kohës sonë, gënjeshtrat dhe mashtrimet janë mjete legjitime për veprime politike. Shoqëria jonë po ushqehet me helmin e kohës. Rreziku për vdekje është evident. Sot, disa nga politikanët janë të paprekshëm, ato kanë krijuar perandorin e tyre. Janë pasuruar në kurriz të popullit. Të njejtin sot na paraqiten si analist politik. Biri im, në këto rrethana është vështir për ruajtjen e integritetit moral. Ai që ti ka dhënë këto letra të bardha është një nga ato që mbrenda natës ka ndryshuar pikpamjet politike. Ai me intriga, dredhi bënë diskreditimin e oponentëve politik. Kjo gjë është e pandershme dhe me veprime të tilla meren të dobtit. Djali im, profesioni yt është fisnik, por behu i dëgjueshëm dhe lere lustrimin e këpucëve. Ti kupto, ne jemi viktim e atyre që na premtojn pranver të re e nga ana tjetër thojn se dielli është i tyre. Po ashtu, jemi viktim e atyre që premtojn shqip – shqip e godasin maqedonisht. Bindju vullnetit të Zotit, puno, vepro dhe lutju Atij për ditë më të mira, besoi me bindje “Urës së Siratit”.
Lustraxhiu i vogël kuptoi shumë gjëra, pranoi këshillat e babait. Ai ishte i mërzitur, por rrugë tjetër nuk ka. Iku, familja e tij po shfrytëzon liberalizimin e vizave.
Më parë jemi lutur që lustraxhiu i vogël mos të bëhet sikur ata që ishin para tij lustraxhinj, që pastronin këpucët e popullit, kurse tani me këpucët me… shkelin popullin. Sot, lutemi që lustraxhiu i vogël të përvetësoj nga politika e perëndimit dhe kur të kthehet ta harroje rrugën…
Shtuar më 18/01/2011, ora 11:58
Tage:

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori