Yjet e të tetës së finales
Kupa e Botërorit
Pas zhvillimit të ndeshjeve në të tetën e finales në Kampionatin botërorit 2010, është zgjedhur edhe njëmbëdhjetëshi më i mirë me formacionin 3-4-3.


Portier:

Eduardo (Portugali)
Ishte padyshim lojtari kryesor në ndeshjen në mes të Spanjës dhe Portugalisë. Nëse nuk do të ishte ai, rezultati nuk do të ishte 1-0, por më i thellë.


Mbrojtës:

Sergio Ramos (Spanjë)
Ishte një betejë e pakompromis më mbrojtësin e majtë të Portugalisë, Fabio Coentrao. Pjesën e parë pati vështirësi, por pothuajse aspak në të dytën.

Juan (Brazil)
E ka vërtetuar se është mbrojtësi i pakontestueshëm në këtë Botëror. Mbrojtësi i qendrës nuk la aksion pa ndalur të Kilit. Ai ishte më i miri në mbrojtjen e Brazilit në këtë ndeshje, plus edhe shënoi gol.

Gabriel Heinze (Argjentina)
Ishte thënë se do të jetë pika më e dobët e Argjentinës në mbrojtje, por mbrojtësi i Marseille deri tani ka impresionuar. Ai vrapoi në të gjithë fushën në fitoren kundër Meksikës (3:1) dhe sulmoi disa herë.

Mesfushorë:

Arjen Robben (Holandë)
Në fillim shihej se lojtari i Bayern Munich nuk ishte 100 për qind i gatshëm, por ai është treguar se është produktiv. Magjistari i krahut me një goditje mposhti portierin sllovak, kurse në pjesën e dytë ishte më i miri.

Ramires (Brazil)
Felipo Melo ndoshta do ta ketë të vështirë të kthehet në mesfushën e Brazilit, pas lojës së Ramires në të tetën e finales. Lojtari i Benficas tregoi se është motor i mesfushës kundër Kilit.

Kevin-Prince Boateng (Gana)
Ishte lojtari më i mirë në fushë kundër SHBA’së dhe fitores historike të kësaj Kombëtareje të arritur në minutat shtesë kundër amerikanëve. E hapi lojën me një gol dhe ishte kreator i lojës së Ganës.

Mesut Ozil (Gjermani)
Ai ka marrë nofkën si lojtari më i mirë i ri. Hapi vrimat e Anglisë dhe me lojën e tij shkatërroi Tre Luanët duke dribluar, pasuar dhe asistuar në golin e katër për Mueller.

Sulmues:

Thomas Mueller (Gjermani)
Dy gola të shënuara dhe një asist nga talenti i zbuluar Mesut Ozil. Kjo tregon se pse ai është i rëndësishëm për skuadrën. Në të gjitha rastet e kaloi Ashley Cole, pa problem.

Carlos Tevez (Argjentina)
Kishte pritur për të shpërthyer në Afrikë të Jugut dhe e gjeti momentin kundër Meksikës. Goli i parë ishte nga pozita jashtë loje, por i dyti ia bëri mjegull portierit të Meksikës.

Luis Suarez (Uruguai)
E filloi Botërorin ngadalë, po tani është zgjuar. Shënoi golin e parë në fitoren 2-1 kundër Koresë Veriore, ndërkaq edhe të dytin e shënoi vetë. Tani është barazuar me gola me sulmuesin Diego Forlan.
Shtuar më 01/07/2010, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori