Uruguaji me ndryshime të rëndësishme në formacion
Uruguaji kalon në gjysmëfinale
Trajneri i Uruguait, Oscar Tabarez, ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacionin që do të luaj me Hollandën, sonte në orën 20:30.

Tabarez do të kthehet në sistemin 4-4-2, për arsye se sulmuesi Luis Suarez do të mungojë për shkak të suspendimit. SIpas kësaj skeme, Forlani do të luaj në qendër të sulmit së bashku me Cavanin.

Por nuk janë të gjitha këto ndryshimet. Edhe mbrojtja do të pësojë ndryshime pasi Diego Lugano është i lënduar dhe nuk besohet se mund të rikthehet, prandaj Diego Godin do të luajë në vend të tij. Martin Caceres pritet ta zë vendin e Jorge Fuciles që është i suspenduar. Në mesfushën e Uruguait pritet të luajnë Alvaro Pereira dhe Walter Gargano, të cilët pritet t’i japin kreativitet dhe formë ekipit të ndryshuar uruguaian.
Shtuar më 06/07/2010, ora 16:19
Tage: uruguaj
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori