Spanja drejt përmirësimit, rifillon jeta

Vendi i cili prej javësh të tëra ka qenë i mbërthyer nga koronavirusi, po ia del mbanë. Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i ulët i viktimave, 288.

Gjithashtu numri i rasteve të reja ka rënë dhe sot janë regjistruar 2,870 të infektuar.

Qeveria spanjolle ka nisur lehtësimin e masave dhe sot rrugët e Madridit kanë qenë të mbushur me fëmijë e prindër.

Autoritetet u kanë dhënë leje fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare për të luajtur jashtë një orë në ditë, teksa shoqërohen nga një i rritur. Fëmijët duhet të jenë në grupe jo më të mëdha se tre, përkrah një të rrituri.

Kjo masë lehtësuese vjen pasi niveli ditor i viktimave nga koronavirusi ka rënë në vend. Kujtojmë që Spanja ka numrin e dytë më të lartë në botë të rasteve me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara.


Shtuar 26.04.2020 18:08