Turqit do të pushtonin ishujt grekë, plani që alarmoi ushtrinë helene

“Nëse turqit do ta çojnë ndërmend të futen në ndonjërin prej ishujve shkëmbor që na përkasin ne, atëherë do t’i sheshojmë ata”.

Kjo ka qenë deklarata e Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Greqisë Evangelos Apostolakis që ka surprizuar edhe më ekstremistët në Greqi.

Kjo, sepse një deklaratë e tillë shkonte përtej doktrinës ushtarake të Greqisë, raportojnë mediat greke.

Por, duke iu referuar një shkrimi të sotëm të Zougla, duket se Apostolakis e ka bërë këtë deklaratë pasi kishte informacione si forca speciale të Turqisë do të zbarkonin në disa ishuj shkëmbor të kontestuara mes dy vendeve duke risjellë në vëmendje krizën e vitit 1996.

Apostolakis mundet të jetë vënë në dijeni për një zbarkim të turqve në ishujt shkëmbor, prandaj edhe e ka bërë një deklaratë të tillë”, shkruan Zougla.

Deklarata e tij shkaktoi mjaft tension në rajon, ku përgjigja turke ishte e qartë: Provojeni dhe pasojat do të jenë shumë të rënda. /albeu.com/ 


Shtuar 24.12.2018 10:20