Low nuk e heq pulovrin e kaltër
Joachim Low
Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, do të vazhdojë ta veshë pulovrin e tij të kaltër dhe nuk do ta pastrojë atë përderisa të përzgjedhurit e tij të vazhdojnë me fitore. Loew ka pranuar se presioni nga ndihmësit dhe futbollistët e Gjermanisë për ta mbajtur pulovrin familjar e ka shpaguar veten, pasi Gjermania tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010".

"Nuk jam bestyt, por shtabi teknik dhe futbollistët më kanë kërkuar që të mbaj veshur atë pulovër, pasi sipas tyre ai na sjell fat. E kam veshur në ndeshje me Anglinë dhe Argjentinën, në të cilat kemi shënuar nga katër gola. Nuk më lejojnë që ta pastroj dhe mendoj se do ta vesh edhe kundër Spanjës", ka thënë Loew të hënën.

Gjermania mposhti Anglinë 4:1 në 1/8 e finales, ndërsa në gjysmëfinale eliminoi Argjentinën 4:0. Të mërkurën takohet me Spanjën në gjysmëfinale.
Shtuar më 06/07/2010, ora 12:05
Tage: joachim
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori