Kaka mendon të largohet nga kombëtarja!?
Kaka
“E ardhmja ime në kombëtare? Nuk e di… vërtetë nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen”. Kështu është shprehur Kaka në një intervistë për Tv Globo.

“Është një moment shumë i vështirë, në karrierën time dhe në jetën time. Kam kaluar edhe më parë nëpërmjet momenteve të komplikuara. Por ky është më i vështiri nga të gjithë”, është shprehur fantazisti brazilian.

“Dua të reflektoj gjatë për jetën time dhe karrierën time. Dhimbja për këtë eliminim është shumë e madhe, botërorin mendonim se do e fitonim”, theksoi Kaka.
Shtuar më 03/07/2010, ora 23:03
Tage: kaka brazili
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori