Bie në det, marinari grek ndërron jetë në Portin e Durrësit

Një marinar grek në Portin e Durrëësit dyshohet se ka humbur jetën për shkak se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka rënë në det.

Bëhet e ditur se viktima është marinar i tragetit “Adria” me origjinë greke.

Ende nuk dihen detaje të tjera, por theksohet se marinari 50 vjeçar Dimitros Ntiros, ishte mekanik i tragetit.


Shtuar 1.01.2020 11:15