Gjermania turpëroi Argjentinën (VIDEO)
Gjermanet pas golit te katert
Futbollistët e Gjermanisë janë plasuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëro në Futboll, që po mbahet në Afrikën e Jugut, pasi që në Cape Town praktikisht kanë “demoluar” Argjentinën. Gjermanët me lojë brilante mundën ekipin argjentinas 4:0 dhe në gjysmëfinale do të luajnë me fituesin e duelit Paraguaj-Spanja.
Ndeshja ka filluar mirë për Gjermaninë. Ndaj Podolskit në minutën e 4-të është bërë një faull dhe pas pasimit të e Bastian Schweinsteiger më së mirë u gjend Thomas Muller i cili me kokë ka mposhtur portierin argjentinas, Romeron.

Gjermanët ishin dominues gjatë tërë ndeshjs. Mirëpo, epërsia e tyre u pa, sidomos në pjesën e dytë të lojë, kur ata shënuan edhe 3 herë- Klose në minutat 67, 89 dhe Friedrich 74.


STADIUMI: Cape Town
ARBTIRI: Ravshan Irmatov (Uzbekistan)

ARGJENTINA: Sergio Romero, Nicolas Otamendi, Martin Demichelis, Nicolas Burdisso, Gabriel Heinze, Javier Mascherano, Maxi Rodriguez, Angel Di Maria, Lionel Messi, Carlos Tevez, Gonzalo Higuain
TRAJNER: Diego Maradona

GJERMANIA: Manuel Neuer, Philipp Lahm, Arne Friedrich, Per Mertesacker, Jerome Boateng, Thomas Mueller, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger, Lukas Podolski, Mesut Ozil, Miroslav Klose
TRAJNER: Joachim Löw



Shikoni golat:


Shtuar më 03/07/2010, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori