Gjermanët të tretët (VIDEO)
Gjermanët fitojnë vendin e 3-të në Botëror
Gjermania ka arritur të mposhtë përfaqësuesen e Uruguajit pas një loje të fortë dhe me shumë gola, në ndeshjen e zhvilluar në Nelson Mandela Bay Stadium në Port Elizabeth.

STADIUMI: Nelson Mandela
ARBITRI: Benito Archundia

URUGUAJI: Fernando Muslera, Martin Cacere, Mauricio Victorino, Diego Godin, Maximiliano Pereira, Diego Perez, Egidio Arevalo, Edinson Cavani, Alvaro Fernandez, Luis Suarez, Diego Forlan
TRAJNERI: Oscar Tabarez

GJERMANIA: Hans-Joerg Butt, Marcell Jansen, Arne Friedrich, Per Mertesacker, Jerome Boateng, Thomas Mueller, Dennis Aogo, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger, Cacau, Mesut Ozil
TRAJNERI: Joachim Löw

Të parët kaluan në avantazh gjermanët përmes Thomas Muller në minutën e 19-të ndërsa Uruguaji barazoi pas 9 minutash me Edinson Cavani.

Goli i Muller:


Goli i Cavanit:



Goli i dytë për Uruguajin erdhi nga Diego Forlan në minutën e 51-të.



Barazimi për Gjermaninë erdhi nga Jansen në minutën e 56-të.



Goli i fitores për gjermanët erdhi nga Sami Khedira në minutën e 82-të.


Me gjithë përpjekjet deri në fund të ndeshjes, Uruguaji nuk arriti të mposhtë Gjermaninë.

Kjo është hera e dytë radhazi që Gjermania fiton vendin e tretë në Botëror, ndërsa po ashtu hera e dytë që fiton për këtë pozitë ndaj Uruguajit.
Uruguaji për herë të parë kishte arritur deri në ndeshjen për bvend të tretë në Botëror e vitit 1970, kur po ashtu ishte mposhtur nga Gjermania Perëndimore.
Shtuar më 10/07/2010, ora 22:20
Tage: gjermanet
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori