FA mbështet Capellon
Fabio Capello
Tabloidet britanike nuk ia kanë falur për eliminimin e hershëm të Anglisë në Botërorin 2010, por Fabio Capello ka ende mbështetës në Angli.

Bëhet fjalë për Federatën Angleze të Futbollit (FA). Këtë e ka konfirmuar edhe njëri nga zyrtarët më të lartë të këtij institucioni, Phil Gartside, njëherësh shok i mirë i presidentit Dave Richards, njeriu i cili do ta thotë fjalën e fundit për mbetjen ose jo të trajnerit italian në krye të “Tre Luanëve”.

“Sipas meje, Capello është njeriu i duhur për këtë bankinë. Ai e ka humbur vetëm një ndeshje. Nuk e di nëse duhet të merret ndonjë vendim. Ai ka një kontratë dhe për mua do të duhej të vazhdonte, nuk mendoj se e ardhmja e tij është në dyshim”, tha për tabloidin The Sun Gartside, që njëherësh është presidenti i klubit anglez, Bolton.

Capello ka thënë qartë se e ka ndërmend ta respektojë kontratën derisa ajo të përfundojë, pas Evropianit 2012, për ta harruar gjithashtu paraqitjen e dobët kundër Gjermanisë. Kandidatë për ta zëvendësuar trajnerin italian mbeten gjithnjë Roy Hodgson, Sam Allardyce e Harry Redknapp.
Shtuar më 01/07/2010, ora 09:37
Tage: capello angli
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori