Dorëhiqet Okada
Okada
Selektori i Japonisë, Takeshi Okada, ka dhënë dorëheqje pas eliminimit të ekipit të tij me penallti nga Paraguai në fazën e dytë të Kampionatit botëror.

Okada udhëhoqi Japoninë drejt paraqitjes së tyre më të mirë në një Botëror të zhvilluar në një shtet të huaj, por 53 vjeçari ka vendosur të merr pushim nga futbolli.

“Dua të largohem pak nga futbolli. Nuk mendoj se do të punoj përsëri me këta futbollistë. U uroj atyre çdo të mirë në karrierë”, tha Okada. Ndërsa Federata e Futbollit e Japonisë shpreson të gjejë selektor të ri deri në muajin gusht.
Shtuar më 03/07/2010, ora 11:37
Tage: okada japoni
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori