Domenech ndihet fajtor
Raymond Domenech
Raymond Domenech e ka marrë një pjesë të përgjegjësisë për eksperiencën dramatike të Francës në Botërorin 2010, e cila u eliminua në fazën e grupeve, ndërsa u përball edhe me probleme tjera, si bojkotimi i stërvitjes nga futbollistët.

Selektori francez ndërkohë kishte lënë në shtëpi futbollistë si Karim Benzema, Julien Escude e Samir Nasri.

“Paraqitja e Francës është e papranueshme. Unë nuk e di marrëveshjen në mes të futbollistëve, por e marr përgjegjësinë time. Unë pendohem që kam bërë gabime në zgjedhjen e listës prej 23 futbollistëve”, tha Domenech, të cilin do ta zëvendësojë Laurent Blanc.
Shtuar më 01/07/2010, ora 21:31
Tage: domenech
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori