David Villa, ylli spanjoll që po shkëlqen në Afrikë
David Villa në aksion
Villa">Villa është shpirti i grupit, motivues dhe protagonist në çdo ndeshje. Është djalë i qetë që kujdeset shumë për familjen dhe nuk i intereson aspak jeta e shokëve. Në njërën këpucë ka të shkruar emrat e vajzave Zaida dhe Olalla, në tjetrën inicialet D&P, David">David dhe Patricia.

Kristiano Ronaldo e nisi botërorin me një protestë: nuk dëshironte dhomën numër 31 të Valley Lodge në Magaliesburg, që ishte afër Queiroz. Ai u zhvendos tek ajo numër 7, ku instaloi edhe një jacuzzi. David">David Villa">Villa e nisi botërorin me një premtim: “Është folur shumë se sa më ka paguar Barcelona, por unë kam për t’ju treguar këtu se sa vlej”. E në fakt David">David Villa">Villa e tregoi se sa vlen. Ai gol i shënuar prej tij e çoi Spanjën në çerekfinale.

David">David, fëmija i lumtur, e ngriti peshë Spanjën në Afrikën e Jugut, ndërsa Kristiano Ronaldo CR9, nuk arriti t’i dhuronte asgjë Portugalisë së tij të dashur. Por, megjithatë, ylli i përkëdhelur portugez është shumë më pak egoist se sa duket. Kristiano Ronaldo është ai që qëndron ulur në makinë, ndërsa të tjerët shkojnë në Safari, sepse jeta në grup për një kohë të gjatë e mërzit shumë. Është pikërisht ai që çdo ditë shkon në stërvitje dhjetë minuta para orës së caktuar (bashkë me mikun Bruno Alves). E sikur kjo të mos mjaftonte, është gjithmonë ai që pasi mbaron seanca stërvitore qëndron në fushë duke provuar gjuajtjet. Çdo darkë, bashkë me Dekon, kalon një orë shtesë në palestër. Sepse ai është i fiksuar pas trupit dhe në fund të fundit nuk bën keq. E nuk është vetëm fiksimi për punën që e largon nga stereotipi i një fëmije të përkëdhelur, përkundrazi skuadra e konsideron një lider të vërtetë. Ai u bë kapiten gjatë përgatitjeve për Kampionatin Europian në vitin 2008, menjëherë pas vdekjes së të atit. Skolari, atëherë trajner i Portugalisë, u përpoq ta bindte që të tërhiqej, por ai iu përgjigj se kishte nevojë të qëndronte aty, brenda skuadrës. Që atëherë e respektojnë dhe e dëgjojnë. Gjithmonë ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në fushë dhe të gjitha herët ia ka dorëzuar atë ndonjërit prej shokëve të skuadrës, siç bëri me Korenë e Veriut. Nga ana tjetër, simpatiku David">David Villa">Villa është shpirti i grupit, motivues dhe protagonist në çdo ndeshje. Është djalë i qetë, që kujdeset shumë për familjen dhe nuk i intereson aspak jeta e shokëve. Në njërën këpucë ka të shkruar emrat e vajzave Zaida dhe Olalla, në tjetrën inicialet D&P, David">David dhe Patricia. Edhe pse Villa">Villa fitoi, duhet thënë se ai dhe Ronaldo janë dy kampionë të ndryshëm dhe nuk ngjajnë aspak as në posterat e vendosur nëpër qytetet afrikane. Ronaldo, modeli i shumëkërkuar, Villa">Villa luftëtari indiferent ndaj famës.

Villa">Villa maravilla
Është ky emri i heroit më të ri të Spanjës që ka predispozitën për t’u bërë golashënuesi më i mirë spanjoll i të gjitha kohërave. Është i fiksuar, ambicioz dhe i ashpër, sepse jo vetëm që provon nga çdo kënd, por nuk i shpëton asnjë aksion, beson te mrekullitë dhe ndien se ka arritur formën e tij më të mirë. Në moshën 28-vjeçare arrin të ketë rrogën që ka dashur në skuadrën që gjithmonë ka ëndërruar. “Nuk ekziston asnjë skuadër tjetër më e mirë ku do doja të shkoja”, deklaron. Shumë e konsiderojnë një fëmijë të përkëdhelur, por ata që e njohin janë të bindur se është më i matur se sa duhet. Katër gola në këtë botëror aq sa shënoi edhe në europianin që Spanja fitoi dy vjet më parë. Por atëherë ishte një nga lojtarët e grupit, ndërsa sot është fytyra e vërtetë e Spanjës. Flokët me xhel dhe me një pasion të tmerrshëm për xhaketat prej lëkure, David">David Villa">Villa ka treguar mirë se sa vlen. Te Valencia thonë se fliste pak, se ishte një njeri i mërzitshëm dhe pak i shoqërueshëm. Qëndronte gjithë kohës me Ipod në vesh dhe ishte shumë pak i përfshirë në jetën sociale. Por në Afrikën e Jugut duket krejt ndryshe, mbi të gjitha shumë i vendosur. Një njeri që pas humbjes me Zvicrën pati kurajën dhe tha: “Ju garantoj, kjo është Spanja më e mirë e të gjitha kohërave”. Mund të dukej si i çmenduar, por me këtë besim rriti moralin e grupit. Me 42 gola në kombëtare, atij i mungojnë vetëm 2 rrjeta për të arritur rekordin që mbahet nga Raul. “Dua t’i shënoj këtu ata gola”, deklaroi menjëherë pas fitores me Portugalinë, teksa përgëzonte shokët për rezultatin e arritur. Për t’u motivuar dëgjon muzikë. “Nuk më pëlqen repi, vetëm muzika pop spanjolle e viteve ‘80-‘90”. Sepse sulmuesi i momentit nuk shquhet për ndonjë finesë dhe në Spanjë e tallin paksa për stilin e ngjashëm me Dan Arrow. Edhe për sa i përket modës nuk e vret shumë mendjen: i pëlqejnë çizmet, xhinset e grisura, këmishat dhe nuk e vret shumë mendjen për atë çka hyn dhe del nga moda. Ata të modës së fundit, si Kristiano Ronaldo, njeriu imazh i Armanit, nuk i kanë pëlqyer kurrë. E vetmja gjë që e frikësonte ishte fakti se mos errësohej nga shkëlqimi i Messi-t, shokut të tij të ardhshëm te Barcelona. Por nëse asi argjentinas nuk ka shënuar ende, Villa">Villa po e gjen rrjetën në çdo ndeshje. “Villa">Villa e ka golin në mendje gjithmonë dhe në këtë aspekt të kujton Stojçkovin që ishte shumë i sigurt se gjithmonë ekzistonte një rrugë për t’i shpëtuar mbrojtjes kundërshtare”. Villa">Villa u shndërrua në lider pa nevojën e fjalëve, sepse nuk është nga ata që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Del Bosque tregon se “të gjithë mund të tregojnë vendosmëri në ndeshjet e rëndësishme nëse duan. Në një skuadër ka talente, por ka edhe nga ata që janë të zotë dhe përmirësohen akoma më shumë, sepse duan. Njëlloj si David">David”.

Ronaldo
Nga mënyra se si lëviz, si driblon, si i shmang kundërshtarët dhe se si shënon, padyshim që mund të themi se është një model i ndërtuar në kompjuter. Një model i arrirë. Ronaldo, emri i të cilit nuk ka lidhje fare me fenomenin brazilian, por me Presidentin e Amerikës, Ronald Regan, të cilin i ati e kishte idhull, u lind më 5 shkurt të vitit 1985 në Madeira, Portugali. Fëmijërinë e tij e kaloi në Funchal dhe qysh herët u vu re pasioni i tij i madh për sportin e futbollit. Që atëherë ka arritur dhe ka korrur vetëm suksese. Jo më kot tani kushton plot 95 milionë euro. Pavarësisht se nuk shkëlqeu në këtë botëror, për asin 25-vjeçar do të ketë të tjera mundësi për të treguar se përse konsiderohet një nga më të mirët në botë.
Shtuar më 02/07/2010, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori