Botërori njeh sot dy gjysmëfinalistet e para
Hollandezët pas fitores
Sot botërori rinis në një tjetër fazë, atë të cerekfinaleve ku sfida më spektakolare është ajo e pasdites mes Brazilit dhe Holandës.
Dy kombëtaret që kanë lënë shënjë në historinë e futbollit për shkak të lojës spektakolare dhe magjike, këtë vit vijnë vetëm me një qëllim, ta cojnë kupën në shtëpi, pavarësisht kostove që ka loja mbrojtëse. “Port Elizabeth” do presë yjet e shumtë të dy skuadrave ku për “tulipanët” shkëlqejnë Robben e Sneijder, ndërsa nga ana tjetër Kaka e Robinho.

Skuadra me potencaial të madh teknik dhe fizik. Selecao ka pësuar dy gola në 4 ndeshje, po aq sa Holanda dhe kjo tregon vëmendjen e madhe që i kanë kushtuar fazës mbrojtëse trajnerët. 5 herë kampionët e botës shpresojnë që Luis Fabiano të vazhdojë të shënojë rregullisht, ndërsa nuk dihet ende nëse Felipe Melo do zbresë në mesfushë. Van Marwijk shpreson të ketë në formë të plotë fizike dyshen Robben-Sneijder, të cilët do mbështesin sulmuesin van Persie që deri tani ka zhgënjyer.

Van der Vaart mund të zëvendësojë Kuyt por ende nuk është vendosur përfundimisht një gjë e tillë. Takimi tjetër i ditës së sotme është ai që do zhvillohet në Johanesburg mes Ganës që kërkon kualifikimin historik për në gjysmëfinale për të mbajtur lart krenarinë afrikane dhe Uruguajit në kërkim të rizgjimit të lavdisë. 40 vjet nga Meksikë 1970, Uruguaji tenton të presë sërish një biletë mes 4 më të mirave. Për të parë këtë ndeshje kanë ardhur njerëz nga Nigeria e Zimbabve dhe Akra.
Shtuar më 02/07/2010, ora 10:24
Tage: boterori
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori