Përplasen me njëra-tjetrën dy makina në Elbasan, njëra merr flakë

Një përplasje ka ndodhur pak minuta në parë mes dy mjeteve në fshatin Thanë në aksin rrugor Elbasan- Cërrik dhe sipas burimeve njëri nga mjetet bshtë përfshirë nga flakët.

Aktualisht nuk raportohen persona të lënduar dhe nga informacionet paraprake mësohet se që udhëtonin me dy mjetet kanë dalë jashtë tyre në kohë.

Ndërkohë, në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikësja dhe në vijim pritet të mësohet më shumë rreth kësaj ngjarjeje.


Shtuar 1.01.2020 14:58