Rihapet linja e trageteve Vlorë-Brindisi
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sot ka rifilluar punë linja e trageteve Vlorë- Brindizi e cila ka qenë e bllokuar prej afro dy javësh. Sot në mëngjes është afruar drejt portit të Vlorës trageti i parë i kësaj linje „Red Star“ ndërkohë që pritet edhe mbërritja e tragetit tjetër „Jonian Spirit“.

Dy tragetet gjatë gjithë kesaj periudhe u angazhuan në transportin e shtetasve të huaj që evakuoheshin nga Libia. Për herë të fundit tragetet ishin parë në një prej porteve të Maltës.

Qytetarë të huaj që silleshin me avion nga Libia drejt Maltës transportoheshin më pas me rrugë detare në vende të tjera. Në këtë destinacion ishin përfshirë dhe dy tragetet që kryenin linjën Vlorë-Brindizi duke paralizuar plotesisht qarkullimin mes dy vendeve përmes Portit të Vlorës. /albeu.com/



Shtuar më 12/03/2011, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian