Laçi ka harruar të fitojë (VIDEO)

Është mbyllur takimi mes Laçit dhe Bylisit, me këto të fundit që kanë fituar 1-0 në shtëpinë e kurbinasve.

Një përballje e luftuar mes dy skuadrave të cilat krijuan raste shënimi, por duhej të vinte minuta e 58-të që të shikonin dhe golin e parë të sfidës.

Miqtë me anë të Trumçit do të gjenin golin e avantazhit, i cili realizoi nga distanca një supergol.

Bardhezinjtë e Vukicevic nuk do të mundin të gjenin golin e barazimit, teksa kjo është humbja e dytë në shtëpi, ndërsa e 3-ta rresht në kampionat, me kurbinasit që kanë harruar të fitojnë.

Me këtë fitore Bylisi arrin në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë, vetëm 2 pikë më pak se Partizani i vendit të parë që do të përballet në orën 17:45 me Erzenin.

Ndërkohë nga krahu tjetër Laçi mbetet në kuotën e 3 pikëve në vendin e 8-të.

 


Shtuar 11.09.2022 17:51

Tags: