Formacionet zyrtare Arabi Saudite-Meksikë: Ameriko-latinët kërkojnë fitoren përballë “surprizës” së “Katar 2022”

Në orën 20:00 do të startojnë 2 përballjet e tjera, të ditës së sotme, për Kupën e Botës “Katar 2022”, Poloni-Argjentinë dhe Arabi Saudite-Meksikë do të zbulojnë 2 ekipe të tjera, të cilat do të kalojnë në fazën e 1/16.

Tekniku Herve Renard nuk ka surprizuar shumë me formacionin, ku ka zgjedhur pak a shumë të njëjtët lojtarë, si 2 sfidat e para. Në portë Al Owais, mbrojtja përbëhet nga Abulhamid, Al Boleahi, Tambakti, Al Amri dhe Al Ghannam. Mesfusha me 4 do të përbëhet nga Al Hassan, Kanno, Al Dawsari dhe Al Shehri, ndërsa i vetëm në sulm do të pozicionohet Al Buraikan.

Në krahun tjetër Gerardo Martino ka zgjedhur lojtarët e tij më në formë, kundër një kundërshtari të vështirë, si Arabia Saudite, e cila deri më tani ka treguar formë të mirë në këtë Kupë Bote. Në portë do të vendoset kapiteni Ochoa. Mbrojtja do të përbëhet nga Gallardo, Moreno, Montes dhe Sanchez, përpara tyre në mesfushë do të pozicionohet Alvarez dhe para tij Chavez e Pined, ndërsa sulmi me 3 do të plotësohet nga Vega, Martin dhe Hirving Lozano. /h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2022 19:00