Qëlloi me armë zjarri në selinë e PD-së në Laç, çfarë dëshmoi Vani Rica në polici

 

Vani Rica, i cili mbrëmjen e djeshme pas një debati me nënkryetarin e Partisë Demokrarike në këtë degë, Katriot Marku për çështjen e kandidatëve qëlloi me armë zjarri në ambientet e selisë është arrestuar ditën e sotme.

Pasi është arrestuar Rica ka deklaruar në polici se ka debatuar për çështjet e kandidatëve, ndërsa ka pranuar se ka qëlluar me armë zjarri.

Fjala e Ricës në polici: “Kemi debatuar për çështjet e kandidatëve, pastaj nisi sherri. Pranoj se kam qëlluar me armë zjarri”.

Kujtojmë autori pasi qëlloi mbrëmjen e djeshme u largua në drejtim të paditur, ndërsa për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar./albeu.com