Ndeshja me Bayernin, Xavi: Momenti për të treguar personalitetin

Xavi Hernandes ka dalë në konferencë për mediat pasditen e sotme, teksa ditën e nesërme Barcelona do të përballet me Bayern Munich në “Alleanz Arena” në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve të Champions Laegue.

Kjo do të jetë prova e parë e vërtetë për djemtë  e Xavit këtë sezon, që deri më tani kanë bërë tifozët të ëndërrojnë sërish.

Tekniku spanjoll ka dashur të ulë pritshmëritë duke u shprehur: “Gjëja e parë që duhet të them është se nuk duhet të nxjerrim gjoksin, vitin e kaluar dihet si shkuan gjërat dhe duhet të jemi kokulur. Do të më gëzonte nesër do të linim gjithka në fushë. Kam shpresë, por nuk mund të harrojmë atë që kemi kaluar këtu. Është një ndeshje për të treguar personalitet”./albeu.com